Fazliu: BDI s’e tërhoqi me kohë kandidatin skandaloz, që sot të mos vihej në rrezik Kërçova

Në intervist për “Lajm Tv” dhe gazetën “Lajm” , perfaqesuesi i larte i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu konstatoi se Kërçova është në rrezik për shkak të BDI-së. Ai qartesoi se skandali në Kërçovë ndodhi përderisa ishim në garë, nga ku BDI nuk e tërhoqi kandidatin dhe as nuk u shprehë e gatshëm të përkrahë njërin nga kandidatët e tjerë shqiptarë.
“Edhe Kërçoven dy-tre mandatet e kaluara e ka fituar mobilizimi i të gjithë shqiptarëve sidomos i diasporës, në rastin e tanishem kemi një njollë të madhe që BDI-ja, nuk po arrinë të menaxhojë si duhet, së paku që pritej prej BDI-së, sepse ky skandal ndodhi më herët kur ishim në garë. Pra ata nuk e terhoqen sepse kishim edhe dy kandidatë të tjerë shqiptarë. Nuk ishte patjetër atë të Vlen-it, të përkrahë e kishim edhe një kandidatë të pavarur por nuk mori guxim BDI nuk e tejkaloj vetvetën për ta tërheq kanfidatin, qe sot te mos vihej m në rrezik Kërçova. Edhe sot nuk janë të gatshem të thonë se kandidati aktual fo te jape fireheqhe sapo ta fitoje mandatin. Duhej te thoshin garantojmë se do të jap dorëheqje dhe pastaj të shpallim zgjedhje të reja me kandidatura të reja”, u shpreh zoti Fazliu në intervistën për gazetën “Lajm dhe “Lajm Tv”.