Rreth 70 për qind e mërgatës janë shqiptarë, dhe po të votonte diaspora shqiptare përveçse do të kishim më shumë deputetë në shumë zona, nuk do të vareshim as nga votat e të tjerëve, ka thénë në një intervistë për “Lajm Tv” dhe gazetën “Lajm” , perfaqesuesi i VLEN njeheresh edhe i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, duke shtuar se “përveçëse i malltretojmë margatën” asgjë tjetër nuk bëjmë për ata.
“Shqiptarëve iu mohoet një e drejtë. Rreth 70 përqind e mërgatës janë shqiptarë dhe ato te drejta ju mohoen. Gojen plote mërgata, mërgata…, por asgjë nuk bëjnë për mërgatën, i malltretojmë i organizojmë kur na duhen të vijnë të votojnë edhe aq vetëm e rritim numrin atje asgjë nuk bëjmë. Po të ishte ndryshe, po të kishte diaspora të drejtën për të votuar me posté, sot ne do të kishim më shumë deputetë në zonen pesë, zonen gjashtë, zonen një, dy, por edhe zonën tre, do të kishim deputet por dhe komunat nuk do të vareshin nga votat e të tjerëve, aspak”- ka theksuar Fazliu në intervistën për gazetën “Lajm dhe “Lajm Tv”.
Fazliu shtoi se po të kishte të drejtë diaspora të votonte në Bërvenicë, nuk do të kishim sot beteja etnike.
“Ke rastin e Bërvenicës, 65 përqind janë të regjistruar shqiptarë, po ta kishin të drejtën edhe diaspora, nuk do të kishim këso lojërash problematike, do të mbaronte… në raund të dytë do të kushun dy shqiptarë e lëre më të vishim në një situatë të kesh betej etnike”, tha nder te tjera zoti Bekim Fazliu, në intervistën për gazetën “Lajm dhe “Lajm Tv”.
Lajme Fazliu: Po të votonte diaspora shqiptare, ne s’do të vareshim nga vota...




