Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli lë në burg Gjon Shkambin

Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për Gjon Shkambin, i arrestuar si bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë, duke e lënë atë në burg.

Po ashtu në masën e arrestit me burg do të vijojë të qëndrojë edhe Banush Koxhaj, roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit ditën e krimit.

Gjyqtari Kalaja u vra mesditën e 6 tetorit në sallën e gjyqit.

Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari, Elvis Shkambi, pasi shpalli një vendim gjyqësor për një çështje pronësie ku ishin të përfshirë familjarët e autorit.

Krahas gjyqtarit, Shkambi qëlloi edhe ndaj Rakip dhe Elvis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë në këtë proces gjyqësor./abcnews.al