Fatmir Spahiu ka bërë të ditur publikisht se ka pranuar ftesën për pozicionin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, duke falenderuar kryeministrin Albin Kurti për besimin e treguar në aftësitë e tij profesionale.
Ai thekson se, pavarësisht se nuk u votua, ndihet mirënjohës për përzgjedhjen e tij, veçanërisht pasi nuk është anëtar i ndonjë partie politike.
Në postimin e tij të plotë, Spahiu shkruan:
Te nderuar miq,
Para do dite pra edhe me nje konfirmim pozitiv nga ana ime, sot ne mengjes, duke pas bindje te plote se do ta kry mire kete pune, i konfirmova Kryeministrit Kurti se do te pranoj ftesen per poziten Minister i Kultures dhe Turizmit.
Pavarsisht qe nuk u votu, e falemnderoj zotin Kurti qe tek une ka pa nje profesionist qe do ta kryente mire kete detyre. Sidomos per perzgjedhjen e nje personi qe nuk eshte anetar i ndonje partie politike!
Si Buf, do te vazhdoj kontributin tim aty ku e shoh qe e kam vendin, edhe atehere kur nuk me kerkohet.
Do te vazhdoj me promovu gjuhen e bute me respekt te ndersjelle si deri tash!
Do te vazhdoj me punu per me qene Kosova e para!
Perkunder deshires time me dhane nje kontribut kjo pune nuk u be.
Mandej doren ne zemer prites pak me shkru me “ë” – ja rregullisht, plus ish dasht me pagu chatgbt pro
*per hire te sinqeritetit i kam bo gati dy statusa, ai i votimit ka qene me i gjate pak, keshtu qe me mire per lexuesin ky qe u postu se me i shkurte!
Shkojme me;
Rrnofte Kosova!
Me respekt,
Fatmir Spahiu
I propozuari per Minister, ne nje mengjes vjeshte ne Prishtine.
Ky lajm tregon përkushtimin e Spahiut për të dhënë kontributin e tij në shërbim të vendit, edhe përtej pritshmërive politike. /Telegrafi/




