
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se presin nga VV se çka do të ofrojë në seancë, raporton Gazeta Blic.Ai është shprehur kundër Qeverisë Kurti 3, teksa ka thënë se nëse sot dështon formimi i saj, duhet shkuar në zgjedhje.
“Presim partinë fituese të zgjedhjeve se çka do të ofrojë sot. Epilogu i ditës së sotme mund të jetë dështim, andaj zgjidhja e duhur do të ishte shkuarja në zgjedhje”, tha Haradinaj para nisjes së seancës./Gazeta Blic/



