Haradinaj: Edhe nëse ka qeveri do të jetë e ‘pazareve’

Daut Haradinaj nga AAK, para seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re, tha se nuk pret që të ketë Qeveri “Kurti 3”, duke shtuar se ka dëgjuar që mund të ketë votim të fshehtë.

Ai tutje shtoi se edhe nëse ka qeveri të re do të jetë e “pazareve”.

“Shpresoj që Kurti i ka numrat, ne jemi gjithë pro institucioneve, por nuk shoh ndonjë zgjedhje të qëndrueshme, sot për sot”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv

“Duket se nuk kemi qeveri programore që e kërkon Kosova, edhe nëse kemi zgjedhje duket se do të jetë një “qeveri e pazareve”, dhe nuk e di nëse ka ofru ndonjë program se çka ofron qeveria “Kurti 3”, andaj jemi në këtë gjendje”, vijoi tutje ai. /Klankosova.tv