Arben Fetai dhe Bashkim Bakiu: Është frymë fitoreje në Bogovinë, e gjithandej

“Është frymë fitoreje gjithandej. Është 11 me 1. Në çdo anë po ndjehet fitorja. Tani po paraqiten edhe aktivistët e Aleancës që u rreshtuan gabim”, ka njoftuar zv/kryeministri Arben Fetai, i cili së bashku me kandidatin e komunës së Shkupit, Bashkim Bakiun dhe zv/ministrin e brendshëm, Astrit Isenin, të shoqëruar nga drejtorë dhe funksionerë qeveritarë, vizituan në një takim, strukturat e koalicionit në Bogovinë, për të mbështetur kandidatin e VLEN, Feti Abazin.

“Të gjitha përpjekjet, propagandat dhe shpifjet nuk pijnë më ujë, të gjitha janë mashtrime. Kemi parë që të gjithë ia kanë kthyer shpinën BDI-së. Edhe ne raundin e dytë, do pësojnë debakël, edhe në Bogovinë. Duhet të shkelim çdokundi në këtë komunë. Pollogu ka ra, nuk ka më BDI. Përveç Bogovinës, e kemi edhe situatën në Vrapçisht dhe Gostivar. Qeveria duhet të angazhojë u.d në Gostivar dhe Vrapçisht. Edhe aty do krijohen rrethana të reja. Do kemi potencial për të i krijuar edhe aty, rrethanat e fitores. Kemi pasur urime edhe nga ambasadat, edhe nga Shqiperia dhe Kosova. Fitorja jonë, do jetë e padiskutueshme dhe e pastër, edhe në raundin e dytë. Me 2 nëntor, festojmë ashtu siç na ka hije”, ka theksuar Arben Fetai.

I të njejtit mendim ishte edhe kandidati i VLEN për komunën e Shkupit, Bashkim Bakiu, i cili u shpreh:

“Në bazë të gjitha sondazheve, Feti Abazi po prin fitues, me një numër shumë më të madh votash për raundin e dytë. Kjo si pasojë edhe e frymës politike të krijuar nga fitorja e shumicës së komunave nga VLEN. Poashtu, edhe nga programi dhe angazhimi i kandidatit Feti Abazi, së bashku me aktivistët, që krijuan jehonën e fitores për raundin e parë, në komunën e Bogivinës”, ka përfunduar Bashkim Bakiu.