Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, në Washington D.C ka takuar presidentin e ShBA-së Donald Trump.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i pëfundimit të luftës dhe arritja e një paqe të drejtë e të qëndrueshme.
Përmes një komunikate nga Aleanca Veriatlantike, Rutte theksoi rolin e NATO-s në ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, që mbështet aftësinë e vendit për t’u mbrojtur sot dhe për të penguar agresionin e ardhshëm.
“Kjo përfshin ndihmën e ofruar përmes PURL (Lista e Kërkesave të Prioritizuara për Ukrainën) përmes së cilës pajisje thelbësore amerikane, të financuara nga Aleatët e NATO-s, furnizohen në Ukrainë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu shefi politik i Aleancës Veriatlantike, takoi edhe një numër të senatorëve në Capitol Hill, përfshirë edhe ekipit vëzhgues të NATO-s në senat.
Mark Rutte, me ata i diskutoi mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, si dhe mënyrat se si Aleanca vazhdon të forcojë aftësinë e saj për të penguar agresionin dhe për t’u mbrojtur nga një sërë kërcënimesh për sigurinë e Aleatëve.
Në kontekstin e shkeljeve të fundit të hapësirës ajrore, Z. Rutte theksoi efektivitetin e bashkëpunimit midis Aleatëve dhe mënyrat se si NATO po i shton forcë dhe fleksibilitet qëndrimit të saj përmes Eastern Sentry.