Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot mori pjesë në një punëtori të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila kishte për qëllim përmirësimin e komunikimit dhe koordinimit, si parakusht për një institucion funksional dhe, rrjedhimisht, për një sistem shëndetësor efektiv, thuhet në njoftimin e MSH-së.
“Është e domosdoshme të ndërtojmë një mekanizëm për komunikim në kohë dhe në mënyrë efektive, si dhe mjete për ndjekjen dhe vlerësimin e grupeve tona punuese dhe komisioneve.
Qëllimi është që Ministria e Shëndetësisë të bëhet shembull i një institucioni që funksionon në mënyrë transparente, të planifikuar dhe profesionale”, theksoi Aliu.
Ai informoi se është formuar një grup pune i brendshëm, i cili do ta finalizojë Protokollin për komunikim, si dhe të gjitha hapat e rënë dakord nga diskutimi i sotëm, të cilat do t’u prezantohen të gjithë drejtuesve të sektorëve, duke propozuar edhe një afat kohor për zbatimin e tij./Telegrafi/