Paga mesatare mujore neto në gusht ishte 45.310 denarë, bruto 68.180 denarë

Në gusht të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto e paguar ishte 68.180 denarë, ndërsa paga mesatare mujore neto e paguar ishte 45.310 denarë, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në gusht të vitit 2025, krahasuar me gushtin e vitit 2024, paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës ishte 10.3% më e lartë.
Kjo rritje i detyrohet, kryesisht, rritjes së pagës mesatare mujore bruto të paguar për punonjës në sektorët: Aktivitete shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale për 14.9%, Arsim për 14.8% dhe Aktivitete administrative dhe mbështetëse të shërbimeve për 14.4%.

Rritje e pagës mesatare mujore bruto për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, është shënuar në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion për 5.3%, Akomodim dhe aktivitete shërbimi ushqimor me 4.8% dhe Miniera dhe nxjerrje guri për 4.6%.
Paga mesatare mujore neto për punonjës, gusht 2025.

Paga mesatare mujore neto për punonjës, në gusht 2025, ishte 45.310 denarë.

Në gusht 2025, krahasuar me gusht 2024, paga mesatare mujore neto për punonjës ishte më e lartë për 10.3%.