Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN që ishin fituesit e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti në një prononcim për televizionin kombëtar Ora News, ka deklaruar se pas këtyre zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka filluar një kapitull i ri politik, duke i dhënë fund epokës së gjatë të BDI-së në pushtet.
“Prej dje në Maqedoni ka filluar një epokë e re politike, pra është një gjeneratë e re në qeverisje. U përmbyll ajo periudhë 20-vjeçare e BDI-së, e cila është tjetërsuar krejtësisht,” tha Mexhiti. Ai theksoi se kalimi i BDI-së në opozitë është një mundësi për reflektim dhe reformim të brendshëm.
“Do të kenë kohë në opozitë që t’i kthehen vetvetes, programit, ideve, figurave. I pret reformë e thellë,” theksoi mes tjerash Mexhiti.