Nesimi: Këtë rezultat e paralajmërova që para 5 muajsh në emisionin “Dialog te Lajm’i”

Rezultati i mbrëmshëm nuk është aspak befasues pasi unë, bashkë me Fejzi Hajdarin, këtë rezultat e kemi paralajmëruar që para 5 muajsh në emisionin Dialog te Lajmi. Në çdo emision kemi folur për proceset politike në vend dhe për parashikimet të cilat rezultuan të jenë të sakta.
Unë edhe më tej vazhdoj të mendoj se partia BDI është e shpallur si parti non grata nga ShBA-ja dhe Unioni Evropian, dhe kjo për shkak të presionit që i ka bërë kjo parti Gjykatës Supreme për të rikthyer Gruevskin nga Hungaria, si dhe për shkak të lirimit të Mijallkovit nga burgu.
Dhe mos pritni dorëheqje të liderëve të AKI-t sepse ato dorëheqje kurrë nuk do të ndodhin. Ata vuajnë nga ambicie të sëmura për të qenë vazhdimisht në televizor. Por në të ardhmen mbase më tepër do t’i shohim në cilësinë e analistit.

* Status facebook, i z.Florian Nesimit