Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, uroi të gjithë kryetarët e komunave që fituan në raundin e parë dhe tha se LSDM-ja ka fituar në tre komuna: Kriva Pallankë, Krivogashtan dhe Bogdanc.
“Jemi në epërsi edhe në nëntë komuna të tjera dhe do të ketë raund të dytë. U bëj thirrje qytetarëve të dalin masivisht për të votuar në raundin e dytë. Mendoj se ky rezultat nuk është ai që e dëshironim, por duke pasur parasysh rrethanat, nuk është rezultat i keq – kemi rritje të votave në disa komuna, dhe në këtë drejtim do të punojmë intensivisht në periudhën e ardhshme. Sa i përket komunave ku kemi fituar dhe atyre ku hyjmë në raundin e dytë – kështu vazhdon procesi zgjedhor – do të bisedojmë për komunat e Shkupit. Ka disa komuna ku ka rritje të numrit të votave, për shembull 20% në Ohër, shumë më shumë vota se vitin e kaluar”, tha Filipçe, shkruan Portalb, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se do të vazhdojë të punojë për konsolidimin e partisë.