Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh kandidati edhe për një mandat, Bilall Kasami, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në qytetin e Tetovës.
“Shfrytëzova të drejtën time të votës në këtë ditë të bukur në Tetovë. Ju ftoj që të marrim pjesë masivisht në këto zgjedhje, të vendosim bashkërisht për fatin e qytetit tonë,” ka deklaruar Kasami pas votimit.
Ai ka apeluar për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e vendimmarrjes kolektive për të ardhmen e komunës.
Procesi zgjedhor në Tetovë po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe pa incidente të raportuara deri më tani.