Kancelari gjerman Friedrich Merz ka thënë se vizita e fundit e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky te presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka treguar se sa e rëndësishme mbetet ndihma evropiane për Ukrainën.
Merz tha se pati një bisedë të gjatë me presidentin ukrainas pas bisedimeve të tij me Trump.
“Vizita nuk ka shkuar siç kishte shpresuar Zelensky. Mendoj se mund ta them këtë këtu”, shtoi kancelari gjerman.