Xheneta prek me rrëfimin e saj pas tragjedisë së Gjestit

Në promon e episodit të radhës të emisionit “S’e luan topi”, Xheneta Fetahu është dëgjuar të flasë me ndjeshmëri të thellë për ish-partnerin e saj, Gjestin, pas tragjedisë që goditi familjen e tij. Vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, duke sjellë dhimbje të madhe te të afërmit dhe miqtë e tij.

E prekur dhe me lot në sy, Xheneta u shpreh në intervistë:

“Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra.”

Pavarësisht ndarjes së tyre, Xheneta dëshmoi mbështetje të sinqertë për Gjestin në një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ajo ishte e pranishme në ceremoninë mortore të Eldionit, duke qëndruar pranë familjes dhe duke respektuar dhimbjen e tyre.