Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ndodhet në Tiranë për protestën në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, ka ndarë disa momente nga organizimi që po ndodh atje.
Ajo tha se rrugët e kryqendrës shqiptare janë plot me flamuj, plisa e zëra.
“Sot Tirana është mbushur me krenari, me dhimbje e me kujtim” shkruan Çitaku raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Plot rrugët e Tiranës.
Flamuj. Plisa. Zëra.
Të rinj e të moshuar, burra e gra, pa dallim.
Të gjithë bashkë, si një trup, si një zemër.
Sot Tirana është mbushur me krenari, me dhimbje e me kujtim.
Secili e përshëndeste tjetrin, sikur të njiheshim prej kohe.
Në sytë e gjithsecilit kishte shpresë. Kishte dashni. Kishte kujtesë.
Sa e bukur, sa madhështore është Tirana sot.
#UÇK #LiriaKaEmër 🇦🇱🇽🇰