Gjermania do të stacionojë aeroplanë luftarakë në Poloni “për të mbrojtur më mirë anëtarët lindorë të NATO-s”

Gjermania do të stacionojë aeroplanë luftarakë Eurofighter në bazën ajrore ushtarake polake në Malbork për të mbrojtur më mirë anëtarët lindorë të NATO-s, njoftoi të mërkurën ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Ne do të kontribuojmë në mbrojtjen e krahut lindor me fluturime patrullimi”, tha Pistorius në margjinat e një takimi të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, shkruajnë mediat e huaja.

“Kjo na bën edhe më aktivë, të pranishëm dhe të dukshëm në kufirin lindor të aleancës”, theksoi ai.