Rutte: NATO-ja dhe BE-ja po punojnë për një “mur dronësh” për mbrojtjen e Evropës

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën para një takimi me ministrat e Mbrojtjes, se aleanca ushtarake dhe Bashkimi Evropian po punojnë së bashku në përpjekjet e tyre për të ngritur një mur kundër dronëve, për të mbrojtur vendet anëtare nga inkursionet e dronëve.

I pyetur nëse po i dyfishonin përpjekjet, Rutte ka thënë se BE-ja dhe NATO-ja kanë role të ndryshme.

Ai ka shtuar se NATO-ja po ofronte kapacitete nga ana ushtarake dhe BE-ja po mbante fuqinë e tregut të brendshëm duke siguruar aspektet finanicare.

Javëve të fundit, ka pasur shkelje të hapësirave ajrore të disa shteteve evropiane afër kufirit me Rusinë dhe Ukrainë.

Dyshohet se bëhet fjalë për inkursione ruse, ndonëse Moska zyrtare e mohon përfshirjen.