Pas armëpushimit në Gaza, Trump konfirmon se do mirëpresë Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

FILE PHOTO: Republican presidential nominee and former U.S. President Donald Trump and Ukraine's President Volodymyr Zelenskiy meet at Trump Tower in New York City, U.S., September 27, 2024. REUTERS/Shannon Stapleton//File Photo

Donald Trump konfirmoi se do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Zelensky kishte njoftuar më herët dje se do të udhëtonte për në Uashington “këtë javë”.

Presidenti ukrainas vlerësoi armëpushimin e arritur në Gaza me ndërmjetësimin e Donald Trump, duke thënë se kjo jep shpresë për paqe në Ukrainë, ku udhëheqësi amerikan synon gjithashtu të luajë një rol ndërmjetësues me Moskën.