Venezuela njoftoi se do të mbyllë ambasadën e saj në Oslo, disa ditë pasi udhëheqëses së opozitës María Corina Machado iu dha Çmimi Nobel për Paqen.
Në një deklaratë, qeveria venezueliane nuk komentoi mbi çmimin e Machados, duke thënë se mbyllja ishte pjesë e një ristrukturimi të shërbimit të saj të jashtëm.
Ministria e Jashtme e Norvegjisë konfirmoi se Karakasi kishte mbyllur ambasadën e saj në Oslo pa dhënë një arsye, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Komiteti i Nobelit në Oslo i dha asaj çmimin të premten në njohje të asaj që e quajti “puna e saj e palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës”, ndërsa udhëheqësi venezuelian Nicolás Maduro e quajti laureaten 58-vjeçare një “shtrigë djallëzore”.