Trajneri i Suedisë, John Dahl Tomason me të filluar pjesa e dytë bëri tre zëvendësime duke futur në lojë emra si Anthony Elanga, Rohny Bardghji dhe Saletros duke shtuar forcat në repartin ofensivë.
Megjithatë përkundër se vendasit krijuan raste më të mira në pjesën e dytë, mbrojtja dardane dhe portieri Aro Muric ishte në formë fantastike.
Vendasit kishin një rast të artë në minutën e 92-të, kur Isak gjuajti bukur, por Aro Muric bëri një tjetër pritje spektakolare për ta mbajtur portën e paprekur.
Deri në fund më gola nuk pati dhe Kosova arkëtoi tre pikë të arta nga kjo përballje.
Pas katër ndeshjeve në Grupin B, Kosova ka shtatë pikë në vendin e dytë. Zvicra është e para me 10 pikë, Sllovenia e treta me tre pikë dhe Suedia e fundit që tanimë mbetet pa gjasa me vetëm një pikë.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon në nëntor si mysafir i Sllovenisë, derisa Suedia luan ndaj Zvicrës në udhëtim.