Trump: Lutjet e miliona njerëzve më në fund kanë marrë përgjigje

Presidenti amerikan Donald Trump është ngjitur në foltoren në Sharm el-Sheikh.

Ai tha se kjo “është dita për të cilën njerëzit në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën kanë punuar, janë përpjekur, kanë shpresuar dhe janë lutur”.

“Ne kemi arritur atë që të gjithë e quanin të pamundur, më në fund kemi paqe në Lindjen e Mesme”, transmeton Telegrafi.

“Është kaq bukur të shohësh një ditë të re dhe të bukur që po lind. Dhe tani fillon rindërtimi”, shtoi presidenti amerikan.

Trump shpreh “mirënjohjen e tij të jashtëzakonshme për kombet arabe dhe myslimane”, të cilat ai thotë se “ndihmuan në bërjen e mundur të këtij përparimi të jashtëzakonshëm”.