Noizy uron Ramiz Lladrovcin

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku i njohur me nofkën Noizy, e ka uruar Ramiz Lladrovcin për fitoren në zgjedhjet lokale.

Ai ka ripostuar një fotografi krah tij, ku të dy shihen teksa bëjnë me duar shqiponjën, mbi të cilën ka shkruar: “Urime Ramiz”.

Noizy e ka mbështetur Lladrovcin edhe gjatë fushatës pasi performoi në disa tubime të tij me këngën hyrëse “Gjuha e Kampionit”.

Ndërkohë, bazuar në rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ramiz Lladrovci ka siguruar plot 13 mijë e 140 vota, duke lënë prapa Petrit Hajdarin e PDK-së me 9 mijë e 373 vota./Klankosova.tv