Trump: Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka çmuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në fillim të fjalimit të tij para parlamentit izraelit të hënën, duke e quajtur atë “një njeri me guxim të jashtëzakonshëm”.

Trumpi gjatë fjalimit ka falënderuar gjithashtu kombet arabe që ndihmuan në negociata për armëpushim në Gazë.

Është një “triumf i jashtëzakonshëm” që ata punuan së bashku, është shprehur Trumpi.

“Tani do të jetë epoka e artë e Izraelit si dhe epoka e artë për të gjithë rajonin”, ka shtuar ai.