Dy emra të mëdhenj të artit shqiptar, Albina Kelmendi dhe Bes Kallaku, kanë bashkuar zërat, emocionet dhe shpirtin e tyre në një bashkëpunim që po prek çdo zemër shqiptare. Projekti i tyre i parë i përbashkët, balada “Nanë e Babë”, është një himn i vërtetë për dashurinë dhe sakrificën e prindërve, një këngë që të lë pa fjalë që në notat e para.
Me një interpretim të thellë e prekës, Albina shfaq gjithë fuqinë dhe ndjeshmërinë e zërit të saj, ndërsa Besi befas me një performancë plot shpirt e ndjenjë, që dëshmon se arti i tij nuk njeh kufij. Të dy artistët janë shkrirë emocionalisht në këtë projekt, duke sjellë një baladë që të fut drejt në kujtimet më të brishta e më të shtrenjta të jetës.
“Nanë e Babë” nuk është thjesht një këngë – është një rrëfim shpirtëror, një falënderim me muzikë për ata që kanë dhënë gjithçka për ne. Me tekst të thellë dhe melodi që të rrënqeth, kjo këngë po pritet të bëhet një nga më të fuqishmet e vitit, një këngë që do të mbetet gjatë në zemrat e publikut.
Albina dhe Besi kanë goditur në shenjë, një bashkëpunim që dëshmon se kur talenti, pasioni dhe sinqeriteti bashkohen, rezultati është thjesht magjik.