Oborri Mbretëror Shqiptar përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur për fejesën e Princ Lekës me Blerta Celibashin.
Siç thuhet në njoftim, “fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë”.
“Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm”, përfundon njoftimi.