Kurti e emëron Vukmiroviqin ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim

Kosovo Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with The Associated Press in the capital Pristina, Friday, Sept. 29, 2023. Kosovo's prime minister on Friday welcomed a NATO decision to bolster its troops in the volatile Balkan region, saying last weekend's shootout that left four people dead illustrates Serbia's attempts to destabilize its former province with the help of ally Russia. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar të shtunën Nenad Vukmiroviqin si ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Emërimi i tij vjen pasi ministri i deritanishëm në detyrë, Nenad Rashiq u zgjodh të premten nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Vukmiroviq ka qenë zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

I lindur në Mitrovicën e Veriut, Vukmiroviq më parë ka qenë edhe drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Emërimi i tij vjen pak orë pasi Kurti u mandatua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të provuar ta formojë Qeverinë e re.

Sipas Kushtetutës së vendit, Kurti tani i ka 15 ditë kohë t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim./rel