Zhvillimet në Gaza, Trumpi: Ka ‘konsensus’ për hapat e ardhshëm

PALM BEACH, FLORIDA - AUGUST 08: Republican presidential candidate former President Donald Trump speaks during a press conference at Mr. Trump's Mar-a-Lago estate on August 08, 2024, in Palm Beach, Florida. Polls currently show a close race between Trump and Democratic presidential candidate, U.S. Vice President Kamala Harris. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)

Ushtria izraelite thotë se ka përfunduar fazën e parë të tërheqjes së saj nga Gaza, megjithëse trupat izraelite ende mbajnë të pushtuar afërsisht gjysmën e territorit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur rreth fazave të ardhshme të planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Gaza.

Trumpi tha se beson që armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit do të “mbahet” sepse “të gjithë janë të lodhur nga luftimet”.

Kreu i shtetit amerikan gjithashtu thotë se Hamasi aktualisht po mbledh pengjet “tani”, duke shtuar “ata janë në disa vende mjaft të vështira”.

Ai tha se “për pjesën më të madhe, ka konsensus” se si do të funksionojnë fazat e ardhshme të planit të tij – por ai pranoi se “disa nga detajet… do të përpunohen”.

Pikat kryesore të ngërçit përfshijnë pasigurinë mbi çarmatimin e Hamasit dhe qeverisjen e ardhshme të Gazës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Trump konfirmoi se do të takohet me “shumë udhëheqës” në Kajro të hënën për të diskutuar të ardhmen e Gazës – megjithëse lista e pjesëmarrësve nuk është ende e qartë.

Para kësaj, Trumpi pritet të udhëtojë në Izrael dhe t’i drejtohet parlamentit të vendit – Knessetit.