Qeveria e Izraelit e ka aprovuar planin për armëpushimin në Gazë dhe lirimin e pengjeve, ka njoftuar zyra e Benjamin Netanyahut.
“Qeveria sapo ka aprovuar kornizën për lirimin e të gjitha pengjeve – të gjallë e të vdekur”, thuhet në deklaratë.
Një forcë shumëkombëshe prej 200 trupash e mbikëqyrur nga Ushtria amerikane do ta monitorojë armëpushimin, sipas një zyrtari amerikan.
Forca do të përfshijë trupa nga Egjipti, Katari, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Roli i kësaj force do të jetë të “mbikëqyr, vëzhgojë dhe të sigurohet se nuk ka shkelje” të armëpushimit.
Me aprovimin e marrëveshjes tani pritet që brenda 24 orësh armëpushimi të hyjë në fuqi, të tërhiqen trupat izraelite, të kthehen pengjet dhe të hyjnë ndihmat humanitare në Gazë.