Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu, pas martesës me Mërgimin, është zhvendosur për të jetuar në Zvicër.
Këto ditë ajo po i shijon momentet pranë bashkëshortit të saj, duke mos munguar as në rrjetet sociale ku ndan copëza nga përditshmëria, shkruan “Kosovarja”.
Engjëllusha duket se po përjeton një jetë luksoze, e rrethuar nga ambiente elegante dhe vende të veçanta në Zvicër.
Herë pas here, ajo publikon imazhe dhe video ku shihet e relaksuar dhe plot stil, duke reflektuar një jetë të qetë, të lumtur dhe me shumë finesë.