Policia e Maqedonisë së Veriut ngriti kallëzim penal ndaj një qytetari nga Tetova për ngacmim seksual dhe sulm fizik, transmeton Portalb.mk.
“I denoncuari ka shqetësuar një të mitur dhe i është drejtuar me fjalë të pahijshme, ndërsa pasi që e kishte marrë vesh nëna e saj ka shkuar në shtëpinë e tij që të flasë me të, me ç’rast ai e ka sulmuar me një send druri”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
I dyshuari 42 vjeçar nga një fshati i Tetovës, dyshohet se ka kryer dy vepra penale, “shqetësim seksual” dhe “lëndim trupor”.