Si ndiheni sot ju, mediumet që me mburrje e ftuat Fatmir Shehollin nëpër emisione dhe i dhatë hapësirë sikur të ishte zë autoriteti?

Nga Enver Dugolli

Një herë UDB-ash, gjithmonë bashkëpunëtor i tyre.

Sot u arrestua Fatmir Sheholli, ish-UDB-sh i Serbisë, i dyshuar për spiunazh edhe sot.

Po, po, ai që për vite me radhë u shfaq nëpër studio televizive si “analist i sigurisë”!

Ai që fliste me ton të rëndë kundër Qeverisë Kurti e që përmendte me “pijetet” UÇK-në dhe ish-drejtuesit e saj, ndërkohë që duhej të ishte në listën e të dyshuarve, jo në listën e të ftuarve!

Si ndiheni sot ju, mediumet që me mburrje e ftuat nëpër emisione dhe i dhatë hapësirë sikur të ishte zë autoriteti?

Po ju, gazetarët që garonit për të dalë në foto me të, sikur të ishit pranë ndonjë eksperti të shquar?

E ju, politikanë e madje disa ish-komandantë të UÇK-së, që e trajtuat si mik e bashkëbisedues të denjë, si po ju duket sot ky “ekspert”?

Ky është turpi i një pjese të mediave dhe politikës që, në mungesë të kriterit e në etje për protagonizëm, u japin zë kujtdo që di të flasë, pa pyetur kush është dhe çfarë ka bërë dje.

E sot, kur maska ra, nuk mjafton të heshtni. Heshtja s’ju pastron, ju fundos më thellë në turpin tuaj!