Parandalohet kontrabandë me iPhone

Drejtoria e Doganave njofton se ka parandaluar një rast të kontrabandës me telefona iPhone, përcjell TV21. Sipas Doganës, vlera e telefonave arrinte 355,000 denarë.

“Është parashtruar padi penale kundër dy personave për kryerjen e veprës penale “kontrabandë” me telefona “iPhone” me vlerë 355 mijë denarë. Vepra u zbulua në pikën kufitare Novo Sellë, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit me të cilin udhëtonin të dyshuarit, ku në bagazhin e automjetit u gjetën gjithsej pesë telefona të rinj “iPhone 16”, prej të cilëve tre “iPhone 16 Pro Max”, si dhe një “iPhone 16 Pro Max” i përdorur. Rasti është dorëzuar në Njësinë për hetime pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime, nga ku janë ndërmarrë veprime parahetimore. Në procedurë është përcaktuar se personi i parë i dyshuar, në bashkëpunim me të dytin, ka marrë në emër të tij telefonat që më parë ishin porositur online nga një person në Bullgari, për të cilët ishte paguar pesë mijë euro në kriptomonedha. Pas marrjes, telefonat u fshehën në bagazh për të shmangur kontrollin doganor dhe pagesën e detyrimeve ndaj shtetit në shumën prej 64 mijë denarë. Telefonat janë sekuestruar, ndërsa kundër kryerësve është paraqitur padi penale në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.