
Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit të paqes.
Përmes një postimi në “Truth Social”, Trumpi thotë se të gjitha palët do të trajtohen njësoj, transmeton Klankosova.tv.
“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar Fazën e parë të Planit tonë të Paqes”
“Kjo do të thotë se të gjithë pengjet do të lirohen së shpejti, dhe Izraeli do të tërheq trupat e tij. Të gjithë do të trajtohen barabartë”, ka shkruar tutje Trump.
Në një nga momentet shihet teksa Donald Trump merr informatën në vesh nga sekretari i shtetit, Marco Rubio, gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë.
Trump pastaj u thotë gazetarëve: “Sapo më dhanë një shënim ku thuhej se jemi shumë afër një marrëveshjeje në Lindjen e Mesme dhe se ata do të kenë nevojë për mua shumë shpejt”.
Watch as Donald Trump is handed a note by Marco Rubio during an event at the White House.
He tells reporters: ‘I was just given a note saying that we’re very close to a deal in the Middle East and they’re going to need me pretty quickly’https://t.co/n5edP0ayFu
📺 Sky 501 pic.twitter.com/iCKA1W5Gdu
— Sky News (@SkyNews) October 8, 2025