Shiu i dendur shkakton përmbytje në pjesë të Rumanisë

Të mërkurën, reshje të dendura shiu përfshinë juglindjen e Rumanisë, përfshirë kryeqytetin Bukuresht dhe portin Konstanca në Detin e Zi.

Sipas autoriteteve, fshati Silistea u përmbyt nga reshjet, ka rpaortuar AP.

Punonjësit e emergjencës ndihmuan banorët të largoheshin në vende të sigurta.

Në disa qytete, përfshirë Bukureshtin, era e fortë rrëzoi pemë, të cilat dëmtuan makina dhe shkaktuan vështirësi në trafik.

Për zonën e Detit të Zi është dhënë paralajmërim me kod të kuq për reshje dhe erëra të forta.