Dronët luftarakë në Kosovë, reagon Vuçiq: Jam i tmerruar nga veprimi i Turqisë

Të mërkurën kanë arritur në Kosovë mijëra dronë luftarakë “Skydagger”, pjesë e kontratës së nënshkruar me kompaninë turke Baykar vitin e kaluar.

“Dronët kamikazë, të njohur edhe si RTF (Ready to Fly) Skydagger FPV, janë pajisur me mjete shpërthyese dhe mund të godasin objektiva lëvizëse dhe statike.

Megjithatë, lajmi nuk i pëlqeu Presidentit serb, Aleksandar Vuçi.

Në llogarinë zyrtare në rrjetin social “X”, ai tha se tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se ëndërron të ringjallë Perandorinë Osmane.

“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së Kosovës”.

“Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe ëndërron të rivendosë përsëri Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne e kuptuam mirë mesazhin,” deklaroi Vuçiq.