Mexhiti: Sot shfuqizuam përfundimisht koncesionin për guroren në Straçincë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratua vendimi për shfuqizimin përfundimtar të koncesionit për gurroren në Straçincë. Kjo çështje tashmë është mbyllur përfundimisht, dhe drejtësia është vendosur në anën e banorëve.
“Si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e kam ndjekur me kujdes këtë proces që nga dita e parë dhe kam dhënë vendim negativ për vazhdimin e punës së gurores, pasi analizat profesionale treguan qartë se aktiviteti i saj do të sillte pasoja serioze për mjedisin dhe për shëndetin e banorëve, përfshirë rrezikun nga vërshimet dhe ndotjen e ajrit.
Vendimi i sotëm i Qeverisë është konfirmim i qartë se interesi publik dhe mbrojtja e banorëve dhe mjedisit, qëndrojnë mbi çdo interes tjetër.
Tani do të përqendrohemi në rehabilitimin dhe gjelbërimin e zonës, për ta kthyer Straçincën në një hapësirë të shëndetshme, të gjelbër dhe të sigurt për banorët e saj”, ka deklaruar Mexhiti.