Zelensky: Ukraina do të anëtarësohet në BE, pavarësisht qëndrimit të Orban

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pavarësisht nga qëndrimi i kryeministrit hungarez, Viktor Orbán.

Deklaratën, Zelensky e dha gjatë një konference për shtyp me kryeministrin holandez Dick Schoof.

Ai shprehu besimin se populli hungarez e mbështet Ukrainën në çdo rast.

“Ukraina do të jetë në Bashkimin Evropian, me ose pa Orbán, sepse kjo është zgjedhja e popullit ukrainas”, theksoi Zelensky.

Presidenti ukrainas komentoi mbi mundësinë e ndryshimit të rregullave të procedurës në mënyrë që të mos kërkohet një vendim unanim për zgjerimin e BE-së.