Zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti , në një intervistë për Gazeta Blic ka folur lidhur me vendimin e fundit të Gjyktës Kushtetuese i cili konstatoi se Kuvendi nuk është konstituuar në pëprputhje me Kushtetutën.Sipas tij çdo vendim nga kjo gjykatë duhet zbatuar dhe çdo sjellje në kundërshtim me këtë sjell destabilizim të situatës.
Haliti e cilësoi shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme si zgjidhjen më të mirë për vendin.“Rregullat i ka përcaktu Kushtetuta dhe pa marrë parasysh i pëlqyen dikujt apo jo, duhet zbatuar Kushtetuta”.
“Domosdoshmërisht duhet të merren vesh partitë politike dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme është një zgjidhje më e mirë më e but se sa me hy me inate me zgjedh një kryeminstër, ska rëndësi se kush është ai”.Sipas tij, mënyra se si është votuar për zgjedhjen e nënkryetarit serb ka qenë arsyetim për zvarritje.
“Mendoj nëse duan të vazhdojnë mënyrën se si kanë bërë votimin për zoti Rashiq që nuk ka qenë i rregullt, edhe Kushtetuta e ka përcaktu, prap duan t’a prolongojnë dhe duan të gjëjnë mundësi për të akuzuar dikë, në këtë rast akuzat janë drejtu Gjykatës Kushtetuese, gjë që ska asnjë arye për të akuzuar Kushtetuesen sepse ajo ka zbatuar një vendim.”“Por unë mendoj që beteja politike për Qeverinë e besoj edhe më vonë për presidenten do të ketë ndoshta njëfarë situatë më të vështirë, në qoftë se vazhdojmë me këtë legjislaturë”- përfundoi Haliti për GazetaBlic.