Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Komunën e Likovës, ku inspektoi nga afër disa nga projektet infrastrukturore që po realizohen aktualisht në këtë komunë.
Gjatë inspektimit, zv/ministrja Zekolli Shaqiri u njoh me ecurinë e punimeve në disa segmente rrugore dhe investime kapitale që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve. Lidhur me vizitën ka informuar edhe kandidati për kryetar komune në Likovë nga radhët e VLEN, Nexhmedin Sadiku. (INA)