Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi takime me banorët e fshatrave Shum dhe Zagraçan.
Vizita filloi me një ndalesë pranë Liqenit të Shumit burimi kryesor i ujit të pijshëm për qytetin e Strugës dhe një rezervuar i rëndësishëm për rritjen e troftës, që më pas shpërndahet në Liqenin e Ohrit. Qyra theksoi se ky është një atraksion i veçantë natyror që duhet të promovohet dhe të ruhet me kujdes.
Më pas, ai vizitoi Xhaminë e Vjetër në fshatin Zagraçan një monument me vlera të rralla kulturore që është lënë në harresë. Ai njoftoi se tashmë është marrë iniciativa për restaurimin e xhamisë, ku pjesa më e madhe e financimit do të mbulohet nga vetë ai.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që bashkë të luftojnë korrupsionin dhe të punojnë për një Strugë të pastër, të zhvilluar dhe të ndershme.