Mjeku ligjor Naim Uka, ka thënë se pas ekzaminimit të trupit të Liridona Ademajt, në dëshminë e tij para trupit gjykues, foli edhe për distancën e qitjes nga dorasi.
Siç konfirmon ai, vrasja ndaj Liridonës u krye hiç më larg se nga 2 deri në 5 centimetër, transmeton klankosova.tv.
”Në bazë të këtyre provave mjekoligjore është konstatuar se distanca e qitjes sillet nga 2-5 cm”.
”Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse, kemi konstatuar rreth vrimës hyrëse praninë e faktorëve plotësues të qitjes, të cilët kanë shkaktuar djegien e lëkurës me praninë e grimcave të barutit”.