Rooney paralajmëron Liverpoolin: Ky është problemi i madh që po i shkatërron sezonin

Wayne Rooney ka kritikuar ashpër Liverpoolin pas humbjes 2-1 ndaj Chelseat, duke theksuar se skuadra e Jurgen Klopp po vuan seriozisht në njërën prej zonave më të rëndësishme të fushës.

Ish sulmuesi anglez paralajmëroi se pozicioni i mbrojtësit të djathtë është kthyer në një problem serioz për “The Reds”, sidomos pas formës së dobët të Conor Bradley, i cili u zëvendësua në pushim për herë të dytë radhazi në Ligën Premier.

“Është një problem i qartë që Liverpool e ka në krahun e djathtë të mbrojtjes. Bradley është larguar dy herë nga fusha në pushim, Szoboszlai nuk ka funksionuar në atë rol, ndërsa Frimpong qëndroi në stol. Chelsea e pa dobësinë dhe e shfrytëzoi”.

Sipas tij, mungesa e stabilitetit në mbrojtje po dëmton ndjeshëm Liverpoolin: “Mbrojtja ishte e çorganizuar në shumë momente. Ishte e dukshme që krahët po lënë hapësira dhe kjo po i kushton skuadrës ndeshje të rëndësishme”.

Pas kësaj humbjeje, Liverpool regjistroi disfatën e tretë radhazi në kampionat, duke humbur terren ndaj Arsenalit që tashmë kryeson Ligën Premier.