Kandidati i VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti në bashkëpunim me arkitektin Bajram Vardar ka prezantuar Master Planin për Çairin. Mexhiti tha se ky plan do të integrohet me planin gjeneral të ri të Qytetit të Shkupit i cili është në përpilim e sipër.
Komunikacioni, ruajtja e trashigimisë kulturore, turizmi dhe ekonomia, arsimi, kultura dhe arti, rekreim dhe sport dhe transformim urban janë pjesë e planit. Mexhiti tha se qëllimi është që të krijojnë një plan që do ta çojë Çairin në të ardhmën. Ai sqaroi se ky plan është I qëndrueshëm nga ana sociale, ekonomike, mjedisore dhe kulturore. Projektet që priten të realizohen së shpejti janë Rikonstruksioni i i parkingut me dy nivele pranë “Muzeut të Maqedonisë”-120 vende parkimi dhe Rinkonstruksioni i parkingut sipërfaqësor në objekt “Karaxhica”-50 vend parkimi.
“Në mënyrë intensive kanë punu për ta ndërtu master planin e Çairit, master plani i cili do të jetë dhe vizioni për dekada me radhë, por nuk është diçka abstrakte domethënë Master plani është në përputhjen pra me ligjin e ndërtimit me planin gjeneral të Qytetit të Shkupit, plani gjeneral sillet në çdo 10 vite në vitin 2022 i ka kaluar afati dhe tash po punohet plani i ri gjeneral i Qytetit të Shkupit”, ka deklaruar Mexhiti.