Prej kohësh është përfolur për një ftohje në marrëdhënien mes aktores së njohur Teuta Krasniqi dhe partnerit të saj, Adonis Morina.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë deklaratë publike në lidhje me këtë çështje, veprimet e fundit në rrjetet sociale duket se kanë shtuar dyshimet e fansave.
Pas rikthimit të Adonisit në rrjete sociale, vërehet se ai dhe Teuta nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që shumë ndjekës e kanë interpretuar si shenjë ndarjeje.
Foto: Screenshot
Sipas pamjeve të publikuara nga emisioni Prive by Liberta Spahiu, Adonis Morina është parë gjatë verës në festivalin Sunny Hill, ku ishte i vetëm dhe në shoqërinë e miqve të tij, pa praninë e Teutës. Kjo ka shtuar më tej zërat për një krisje të mundshme mes çiftit.
Screenshot (Prive By Liberta Spahiu)
Ndërkohë, Teuta Krasniqi duket se po e përqendron vëmendjen e saj tek karriera. Aktorja është shumë aktive në projekte të reja dhe aktualisht është pjesë e serialit të njohur “Çka ka Shpija”, ku po vazhdon të korrë sukses me rolin e saj të dashur për publikun.
Asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar zërat për ndarje, por gjendja e tyre aktuale në rrjete sociale ka bërë që fansat të pyesin nëse romanca e tyre ka marrë fund përfundimisht.