Presidenti i Kroacisë ka dhënë një deklaratë të ashpër lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, duke theksuar se Qeveria e Albin Kurtit po përballet me kundërshtarë të organizuar dhe të financuar nga Beogradi zyrtar.
Sipas tij, “presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përdor ndikimin politik dhe financiar për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar institucionet legjitime të Prishtinës”.
Kreu i shtetit kroat ka shtuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën euroatlantike dhe në ruajtjen e sovranitetit të saj.
“Stabiliteti i Kosovës është thelbësor për paqen në gjithë rajonin. Nuk do të lejojmë që ndikimi serb të minojë demokracinë në Prishtinë,” – thuhet ndër të tjera në deklaratë.