Shkruan: Orhan Ibrahimi
A. Taravari, kush të nënshhtroi?
Apo shumë, shumë më herët të kanë nënshtruar!
Njeriu me vetëdije të konsoliduar, me personalitet të kompletuar dhe me ndërgjegje të pastër, nuk lejon të bëhet mashë, kërbaç apo zëdhënës i regresit të atyre që vranë e prangosën bijtë dhe bijat më të mira, të atyre që me botën serbe bënë 1001 të zeza mbi popullin e vet, të vrasësve të ardhmërisë së kombit tënd.
Për të mbrojtur dinjitetin, idealin, atdheun, fenë dhe familjen, njeriu ka pranuar sakrifica të rënda, të shpikura nga mendja e sëmurë e atij që kërkonte ta nënshtronte të pabindurin.
Me çka të nënshtruan?
Në historinë e popujve, mendja e sëmurë që ka tentuar dhe punuar për të nënshtruar ide dhe ideale, aspirata dhe progres, mirëqenien dhe lirinë e popujve ka dalur gjithnjë e humbur.