Dimitar Apasiev e provokon Bilall Kasamin

Dimitar Apasiev nuk i ndal provokimet politike. Lideri i “Levica”-s këtë herë ka zgjedhur Tetovën për një shfaqje ironike, duke pozuar para një bilbordi të kryetarit të komunës, Bilall Kasami.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale, në sfond shihet slogani i Kasamit, ndërsa Apasiev ka vendosur mbishkrimin sarkastik: „МАЧИЊА, Pse Jo? 💜👋“. Ky veprim u interpretua menjëherë si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Kasamit dhe fushatës së tij, duke shkaktuar reagime dhe komente të shumta në publik.

Apasiev njihet për gjuhën e tij të urrejtej ndaj shqiptarëve, të cilën shpesh e përdor për të sulmuar kundërshtarët politikë, ndërsa kësaj radhe në shënjestër ka përfunduar pikërisht Bilall Kasami, një nga figurat kyçe politike të koalicionit VLEN dhe kandidat për Komunën e Tetovës.