Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me deputetin Blerim Bexheti dhe kryetarin aktual të komunës Iljas Veseli, zhvilluan sot një takim me Shoqatën e Pensionistëve të Sarajit.
Në këtë aktivitet u theksua roli i rëndësishëm i pensionistëve si shtyllë e komunitetit, që mbartin dekada përvoje dhe përkushtimi.
Ramadani prezantoi disa prej prioriteteve të tij për këtë kategori:
* mbështetje e plotë institucionale për aktivitetet e shoqatës,
* ndërtimi i një objekti modern për takime, kulturë dhe argëtim,
* nisma për bashkëpunimin ndërmjet gjeneratave, me qëllim që rinia e Sarajit të përfitojë nga përvoja dhe mençuria e gjyshërve.
“Saraji i së nesërmes ndërtohet mbi urën mes inovacionit të të rinjve dhe përvojës së të moshuarve. Bashkë, me respekt dhe vizion, do të krijojmë një komunë ku secila gjeneratë gjen vendin e vet me dinjitet,” u shpreh Ramadani.